VIDEO/ Dosja ‘5D’, Abilekaj: Skandal i përmasave të mëdha, Veliaj duhet të ikë

VIDEO/ Dosja ‘5D’, Abilekaj: Skandal i përmasave të mëdha, Veliaj duhet të ikë

16:54, 02/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për Syri TV, duke komentuar skandalin me dosjen ‘5D’ ku janë përfshirë drejtorët e Erion Veliajt tha se për këta individë shteti nuk ekziston.

“Është një skandal i përmasave shumë të mëdha, jo për faktin se ka korrupsion, por se ata sfidonin shtetin në çdo qelizë”, tha Abilekaj.

Ai tha se në dhjetor 2022, Belind Këlliçi bëni një denoncim, për një rrugë, tenderi për të cilin do të bëhej në janar, ndërkohë që rruga kishte nisur për tu bërë, dhe gjithë ai fond për rrugën do të futej në xhep.

“Ishte një mashtrim fare fillestar, të gjitha fondet do të shkonin në xhep. Tani që po lexojmë ato llahtaret në atë dosje, ne dalim në konkluzionet që bashkia e Tiranës nuk mund të menaxhojë më fonde”, tha Abilekaj.

Ai tha se drejtorët janë përdorur si koka turku për të shpëtuar Erion Veliajn nga ky skandal.

“SPAK duhej të ndërhyjë, të shpëtohen fondet publike. Me sterilizimin kemi njerëz në burg, por fondet vijojnë të paguhen, ne nuk po shpëtojmë fondet publike.

Erion Veliaj bën sikur është i sëmurë dhe ne nuk e dimë se kush është në detyrë në atë bashki”, tha Abilekaj. Ai tha se duhet patjetër që në Bashkinë e Tiranës të ketë zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të vijë një administratë që të menaxhojë fondet, të paktën qytetarët të kenë besim se do të mirëadministrohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco