Hetimi për TIMS, nga Rama te Rrumbullaku e Veliu/ Ja emrat që do të thirren si dëshmitarë

Hetimi për TIMS, nga Rama te Rrumbullaku e Veliu/ Ja emrat që do të thirren si dëshmitarë

16:08, 02/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni hetimor Parlamentar për sistemin TIMS ka nisur nga puna, ndërsa qëllimi i këtij komisioni është ndërhyrja në sistem, por jo vetëm.

Sipas kreut të këtij Komisioni, demokratit Ervin Salianji, do të kërkohet hetim për patronazhistët dhe daljen e të dhënave të qytetarëve.

Salianji listoi edhe emrat e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar.

 “Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florjan Sulejmani drejtor i AMP, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, besjan Tanuzi. Henri Ndoni, Ardit Muça, Elona Goga”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 5 qershor 2024.

Deputeti Salianji tha se të gjithë personat e kërkuar nga ne, janë persona që kanë lidhje me ngjarjen.

"Nuk e di pse përmendja e emrave iu shqetëson.

Secili prej tyre do të përgjigjet për pyetjet. Nuk të fajëson asnjë prej pyetjeve në lidhje me çështjen. Një gjë është e sigurt, për aq sa do lejohemi por edhe nëse nuk na lejonin do t’i gjejmë ata dhe do t’i çojmë aty ku e kanë vendin.

Asnjë cirk nuk do të shpëtojë dot përgjegjësit e kësaj situate që kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi. Do ta shohim se çfarë do të dalë dhe do të dëgjoni se si janë përfshirë dhe do të shikoni edhe provat që ne kemi. Do të shikoni nuk po them spektakël sepse është spektakël i zi, një ngjarje e keqe për Shqipërinë do të shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli”, tha Salianji.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco