Gashi: Basha kundërshton marrëveshjen e 2008, harron se ai është produkt direkt i asaj marrëveshjes

09:36, 02/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në ‘SYRI TV’ për të folur për situatën politike në Shqipëri ishte analisti, Shpend Gashi.

Gashi është shprehur se pse kur e kishte pushtetin absolut në parti nuk e ngriti këtë problem në parlament, pse e ktheu PD në cerdhe avoketërish, sikur ishte azil pleqsh, nuk dilnin në opinion publik sepse nuk dinin të diskutonin politikisht.

"Teorikisht Basha po sillet sikur ka ardhur sot në politikën shqiptare dhe nuk e ka një begraund të nxirë prej 12 vitesh që është dishtat par ekselence  duke dështuar partinë më të madhe opozitare në kapjen e pushtetit për shumë legjislatura.

Basha proklamon publikisht marrëveshjen e 2008, thua se ai nuk ishte produkt i asaj marrëveshje, pasi mbizotëroi autokracia dhe Basha ishte i preferuari i Berishës deri para dy vitesh. Pse kur e kishte pushtetin absolut në parti nuk e ngriti këtë problem në parlament, pse e ktheu PD në cerdhe avoketërish, sikur ishte azil pleqsh, nuk dilnin në opinion publik sepse nuk dinin të diskutonin politikisht.

Katër pikat Basha i kërkon por ai ka probleme numrash në parlament. Zgjedhjet elektronike, Shqipëria një zonë elektorale këto kërkesa janë sikur jetojmë në SHBA pasi kemi parë problemet në votimin elektronik kur votoje një kandidat të PD-s e vota i kalonte atij të PS.

Në harkun e triumfit që Basha krijoi nuk mbështetej te rinia ashtu si ai kishte paralajmëruar por mosha mesatare e asaj konference ishte 63 vjeç."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco