Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

'Erion Veliaj i vendosi në poste kyçe'/ Gazetarja shpjegon si u ngrit skema e kompanisë '5D': Morën 20 mln euro

'Erion Veliaj i vendosi në poste kyçe'/ Gazetarja shpjegon si u ngrit skema e kompanisë '5D': Morën 20 mln euro

21:40, 01/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama shpjegoi skemën se si u ndërtua dhe operoi kompania “5D” e drejtuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës, tashmë të arrestuar, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, Xamës thekson se kjo skemë nisi pas ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë dhe më pas ata morën tendera nga ndërmarrjet e bashkisë dhe morën edhe statusin e investitorit strategjik.

Xama: Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë në vitin 2015 dhe në 2016 Veliaj vendosi në poste kyçe njerëzit e tij si Redjan Molla dhe  Mariglen Qato. Ky i fundit ishte drejtor i drejtorisë mbështetëse.

Në janar 2017 i shiten 75 për qind të aksioneve Muhamet Petritit, vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos, Alfred Qato. Ai më pas i shpërndante te Redi Molla dhe vëllai Mariglen Qato.

Më pas ia kalojnë kompaninë Nestor Muhametllarit. Kompania ka marrë tendera nga ujësjellësi kur ishte drejtor Redi Molla dhe tani Elton Kacidhja. Kanë marrë tendera edhe nga Tirana Parking. Mnedohet se kanë marrë 20 milionë euro tendera.

Ma pas morën statusin e investitorit strategjik, që për 10 vjet nuk paguajnë tatim-fitimin dhe kanë lehtësira të tjera. Kanë edhe TVSH të reduktuar në 6 për qind.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco