VIDEO/ Andi Bushati: Dosja ‘5D’, Erion Veliaj është një politikan i ‘vdekur’

21:32, 01/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati i ftuar nç studion e ‘Çim Peka LIVE’, duke diskutuar pçr dosjen ‘5D Construction’, deklaroi se edhe pse Erion Veliaj nuk çshtç vçnç nçn hetim, ai çshtç tani njç politikan i ‘vdekur’.

‘Ishte e vështirë ta besoja.

Të shohësh një vjedhje barbare, pa u kujdesur për të fshehur gjurmët, është diçka e çmendur.

Në kuptimin politik Erion Veliaj është në dosje. Nëse nga 2015 e deri më sot, ka pasur një besëtytni publike; ore këta djemtë e lalit, vjedhin, por bëjnë dhe punë, janë të zotë.

Kjo dosje tregoi se këta janë ca injorantë, që kur nuk dinë të fshehin krimin e vet dhe ulërasin krimin e vet në mes të Tiranës, këta janë të paaftë të bëjmë punë për publikun.

Në këtë kuptim mendoj se këtë dosje, e merr apo jo SPAK, e urdhëron Rama SPAK, ta jap Erion Veliaj, apo s’ta jap Veliajn, me këtë dosje Erion Velaij është një politikan i ‘vdekur’, jo nga tëmthi apo mëlçia, por nga vjedhjet e mëdha që kanë bërë.

Është piramida e një vjedhje masive, nuk ka ndodhur në Shqipëri kështu.

Dyshojmë te inceneratorët, nuk e di se çfarë do të na ndriçojë Belindi më vonë, por edhe e kishim një kompani’, tha Andi Bushati nç SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco