Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Mediu: Ja pse duhen koalicione parazgjedhore

Mediu: Ja pse duhen koalicione parazgjedhore

19:42, 01/04/2024
A+ Aa A-

Kreu republikan Fatmir Mediu e konsideron të papranueshëm faktin që Shqipëria, e cila prej 15 vitesh është anëtare e NATO-s, nuk bën dot zgjedhje të ndershme.

Deputeti Mediu thekson se shqiptarët kanë nevojë për Parlament dhe opozita duhet të bëjë të pamundurën që të shëndosh partinë politike.

 “Koalicionet duhet të lejohen sepse sistemi që ne kemi, favorizon drejtpërsëdrejti PS-në e Edi Ramës, nëse e djathta shkon e copëzuar.

Çdo votë që nuk kthehet në mandat për një parti politike, shkon në avantazh për një parti tjetër. PS edhe pse ka 48%  ka më shumë se 51% të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do kërkojmë formimin e koalicioneve para zgjedhore. Është e papranueshme që jemi që 15 vite në NATO dhe akoma nuk bëjmë zgjedhje të ndershme.

Di që pjesa më e madhe e kolegëve deputetë ndajnë të njëjtin qëndrim me mua. Unë jam i gatshëm të dëgjoj me vëmendje, mendimin e kujtdo kolegu që të më thotë që kështu është mënyra më e mirë për të shëndoshur partinë politike. Shqiptarët kanë nevojë për parlament. Opozita është e interesuar për parlament”, shprehet Mediu për Euroneës Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco