Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

'5D' e Erion Veliajt, një vjedhje kriminale/ Hoxhaj: Të zgjerohen hetimet edhe në kompani të tjera të përfshira

18:58, 01/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në Task Force në SYRI TV, komentoi denoncimin nga anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i cili sot ka zbardhur skemën se si milionat e vjedhura nga Bashkia e Tiranës janë investuar në hotele luksoze në Dhërmi dhe bregdetin e Durrës.

Hoxhaj u shpreh se hetimet për 5D nuk duhet të kufizohen siç është bërë deri tani por duhet të përhapen, duke filluar hetimet edhe në personazhe të tjerë dhe në kompani të tjera që kanë qenë pjesë e kësaj loje të madhe financiare.

Tivari ka pasur pozicione më herët në bashki gjatë kohës që Redi Molla ka qenë drejtues i ujësjellësit të Tiranës.

Ka pasur, nëse nuk gabohem dhe jam korrekt, detyrën e juristit.

Gjithsei ka qenë pjesë e kësaj strukture të këtyre tre personazheve të famshëm, por Redi Molla, Mariglen Qato dhe normalisht duket se gjithçka ka qenë e koordinuar që në nisje, që në gjenezë, kur Erion Veliaj shkoi dhe shkeli në bashkinë e Tiranës.

Ӗçdo gjë, çdo skemë e përbërë nga këto personazhe ka qenë e koordinuar, që nga kompanitë të cilat janë fiktive dhe janë pa asnjë të ardhur të deklaruar, pra kompani që janë krijuar në vitin 2020, dhe që gjatë 4 viteve të fundit ato nuk kanë deklaruar asnjë bilanc financiar në QKB.

Nga i kanë gjetur këto kompani kaq para? Këto shuma? Sepse ato deklarojnë se i kanë paguar cash 168 mijë euro për pjesën e kapitalit që ju takonte atyre në investimin në Durrës, por sigurisht që këto para duhet të deklarohen nga kanë ardhur?

Sepse kemi të bjëmë me pastrim parash.

Dhe skema e sotme e denoncuar nga Belind Këlliçi , të cilin gjej rastin ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që ka bërë më dnoncimin, që unë do e cilësoja si një nga aferat më të medha në bashki pas inceneratorit, është pikërisht e njëta skemë.

Pra një personazh tjetër i  cili ka qenë dikur vartës i Redi Mollës, merret dhe krijon, bëhet aksioner i një kompanie dhe më pas kjo kompani bën punimet e një hoteli që rezulton te jëtë në pronësi të familjarëve te Agron Malaj. 

Pra e gjithë kjo skemë ka disa personazhe dhe hetimet për'5D' nuk mund të kufiozhen aq sa ka ndodhur deri tani, me tenderat dhe procedurat e prokurorimit publik, por duhet të  shpërndahet dhe perhapet duke filluar hetimet edhe në personazhe të tjerë dhe në kompani të tjera, që kanë qenë pjesë e kësaj loje të madhe financiaare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco