VIDEO/ Zef Preçi: Veliaj i përfshirë në ‘5D’, të dorëhiqet dhe përballet me drejtësinë

18:34, 01/04/2024
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV, tha se Erion Veliaj duhet të dorëhiqet si kryebashkiak dhe të përballet me drejtësinë, pa u fshehur sa me spitalin apo duke reaguar nga rruga.

Preçi tha se duhet të jemi të sinqertë me ata që paguajnë taksa në këtë vend, çka do të thotë se Erion Veliaj duhet të dorëhiqet dhe të përballet me drejtësinë.

“Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë si çdo qytetar, sikundër asaj punonjëses që ka përmendur emrin e Veliajt, ti ofrohet mbrojtje”, tha Preçi.

Ai tha se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e zyrtarëve të nivelit të lartë, pasi asnjë qindarkë nuk lëviz pa kontrollin politik.

Preçi tha se të gjithë tenderat e këtij projekti 5D që janë me flamuj të kuq rezultojnë të jenë kriminalë, që nga evazioni, korrupsioni dhe deformimi i konkurencës në tregje.

“Kjo mori institucionesh që paguhen me taksat tona, që nis nga ILDKPI, drejtoria e pastrimit të parave, SHISH, Prokuroria e Shtetit, dhe shumë institucione të tjera që duhet të mbrojnë interesin public, kanë për detyrë që të sqarojnë atë që ka ndodhur”, tha Preçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco