‘Organizatë kriminale’/ Çollaku: Dosja ‘5D’ po copëtohet si ajo e inceneratorit! Mungon hetimi pasuror

‘Organizatë kriminale’/ Çollaku: Dosja ‘5D’ po copëtohet si ajo e inceneratorit! Mungon hetimi pasuror

18:33, 01/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku ka folur për skandalin e fundit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës me dosjen ‘5D’, ku drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj janë të përfshirë në vjedhje kriminale.

Sipas Çollakut, dosja 5D ka ngjashmëri me atë të inceneratorit, pasi dosja po copëzohet pjesë pjesë për të arritur te akuzat për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’, dhe jo të hetohen si një grup i strukturar kriminal.

Gjithashtu gazetari zbuloi të tjera të dhëna, pasi këta njerëz kanë investuar para edhe jashtë vendit, jashtë Shqipërisë pra investimi nuk është vetëm brenda në Shqipëri, në Tiranë, në bregdet.

Çollaku: Përgjegjësia duhet të kishte shkuar me kohë më lartë. Këto kompani janë krijuar para dhe gjatë zgjedhjeve, janë lëvruar miliona euro që besoj se hetimi do të nxjerrë xhevahire të tjera. Ashtu si inceneratorët, copëzohet dosja pjesë pjesë për të bërë ‘shpërdorim detyre’, ‘shkelje të barazisë në tendera’. Organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, tre vetë vjedhin dy makina në prokurori e ke organizatë kriminale.

Këtu miliona euro, dyshifror numri i të akuzuarve dhe të pandehurve, ai kodi 28 atje është bërë që mos prek në pushtet?

Ajo që i mungon është jo vetëm korrupsioni por edhe hetimi pasuror dhe këta persona që do hetohen në kuadër të ligjit antimafia, qoftë te këta në rastin ‘5D’ apo te Olsi Rama, personat e lidhur me ta, kur në rastin e Olsit del kryeministri që duhet të hetuar për pasurinë.

Këta njerëz kanë investuar para edhe jashtë vendit, jashtë Shqipërisë pra investimi nuk është vetëm brenda në Shqipëri, në Tiranë, në bregdet.

Arroganca dhe dhuna, mospasja frikë nga hetimet dhe prokuroria, kemi gjysmën e Bashkisë së Tiranës, bashkitë nëpër rrethe, gjysmën e qeverisë, të gjithë janë në SPAK këta ndërsa drejtuesi i qeverisë dhe bashkisë, do vijë një ditë që do hapin derën e bashkisë dhe të mos ketë njeri brenda dhe të vazhdojë të mos jetë i akuzuar i pandehur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco