Rama ju uron 1 prillin shqiptarëve me gënjeshtrën që do t'u kushtojë xhepave të tyre 390-milionë euro

Rama ju uron 1 prillin shqiptarëve me gënjeshtrën që do t'u kushtojë xhepave të tyre 390-milionë euro

09:37, 01/04/2024
A+ Aa A-

Edi Rama, e ka nisur këtë të hënë me disa pamje nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.

Rama shkruan në rrjetet e tij sociale po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë një tjetër hapësirë jete, si vendpushim cilësor.

Kreu i qeverisë deklaron se investimi në këtë port do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash.

Gënjeshtra 390-milionë euro e Ramës për portin

390 milion eurot për ndërtimin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano janë para që u merren shqiptarëve si pasojë direkte e ndërtimeve që do të bëjë biznesmenti arab Mohamet Alabar. Marina e jahteve që do të ndërtojë kompania e tij gjendet pikërisht në zonën ku është porti mijëvjeçar i Durrësit.

Me shitjen e portit të vjetër Alabarit, Edi Rama tha fillimisht se porti i ri nuk do t’u kushtojë shqiptarëve asnjë lek, por si gjithmonë, kryeministri buxhetin e shtetit nuk e quan para të shqiptarëve, por xhepin e tij personal.

Nga projekti që qeveria i fali Alabarit portin historik, lindi edhe nevoja për ndërtimin e portit të ri. Por vendimi për ta financuar portin e ri nga taksat e shqiptarëve, u mohua gjithmonë publikisht nga kryeministri Rama. Qeveria premtoi se porti i ri do të ndërtohej përmes Partneritetit Publik Privat, pra do të paguhej nga një kompani private. Varianti i dytë ishte se porti i ri do të paguhej nga të ardhurat e vetë Autoritetit Portual. Në fund, u fol për një kredi, por edhe kjo nuk ndodhi.

Por propaganda ra shpejt dhe shqiptarët, kush nuk e ka kuptuar ende, duhet ta kuptojë se, nga paratë e taksave të tyre do të paguajë edhe ndërtimin e portit të ri të Durrësit për qefin e Edi Ramës dhe “ortakërisë” së tij me Alabarin.

Vendimi që shqiptarët do të paguajnë 390-milionë euro është votuar në Parlament, dhe kjo gjë e ka rehatuar Edi Ramën, i cili i ka gjetur mendjen këtij populli dhe e ka nisur ditën e gënjeshtrave me një urim për portin e ri të Durrësit, duke e treguar si një dhuratë që qeveria po u bën atyre.

E thjeshtëzuar, çfarë fshihet pas gënjeshtrës së Edi Ramës, dhe kostoja për shqitarët:

Falja e truallit dhe e taksave për Alabar

Është i konfirmuar fakti se kompania private që do të investojë në Durrës, “Eagle Hills” nuk do të paguajë taksë infrastrukture dhe as nuk do të bëjë pagesën për fondin e strehimit social, siç parashikonte ligji. Me këtë “bujari” qeveria llogaritet se i dhuron kompanisë 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve).

Përveç kësaj, pasi i fal një sipërfaqe rreth 1 milion metër katrorë në Durrës, fitimet e shtetit shqiptar llogariten të jenë rreth 280 milion euro, ndërkohë që projekti do të gjenerojë një shumë gati 10 herë më të madhe, që është mbi 3 miliard euro. Pra, investitori do fitojë 3 miliardë euro nga toka dhe pasuaria e shqiptarëve dhe do rikthejë në pagesë taksash vetë 280-milionë. Marifeti dihet, ortakëria me politikanët sjell lehtësira për Alabarin dhe barrë për shqiptarët.

Shifrat e fitimit nga ndërtimi i mijëra apartamenteve në Durrës me çmime relativisht të larta për Shqipërinë, janë stratosferike. Nëse llogaritet fakti se kompania financon vetëm 160 milion euro (80 me kredi) dhe se pjesa tjetër prej 2 miliard eurosh do të gjenerohet nga kreditë, kuptohet se avantazhet e ofruara për kompaninë arabe ja avantazhe ortakërie, shpjegim tjetër nuk ka.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes,

dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Ky postim është urimi i kryeministrit për shqiptarët me rastin e 1 prillit.

Një kryeministër që e konsideron popullin e dij dele dhe budalla që ai mund ta vjedhë, tallë e mashtrojë sa herë të dojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco