Muçollari: 1 prill është çdo ditë për Bashën, nuk po gjen më as fantazi për të rinovuar mashtrimet e veta

09:40, 01/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në ‘SYRI TV’ për të folur mbi pazaret e radhës që Basha po kërkon të bëjë në ditët e fundit të pengmarrjes së logos së PD, ishte Grigels Muçollari.

Muçollari është shprehur se çdo ditë për Lulzim Bashën është 1 prill dhe nuk po gjen më as fantazi për të rinovuar mashtrimet e veta.

"Sot është 1 prilli, por unë them që 1 prill është çdo ditë për Bashën, nuk ka se si të jetë ndryshe dhe nuk po gjen më as fantazi që të rinovoi mashtrimet e veta.

Po të vini re janë të njëjtat kërkesa që ka përsëritur në vitin 2017, e njëjta propagandë me listat, e njëjta dhe në vitin 2021 ku ngriti një komision që do të përzgjidhte deputetët e në fund as komisionin nuk e pyeti dhe i vendosi vetë emrat.

Ky nuk ka parti, mund ti themi vetëm Luli, më habit narcizmi i tij. Shoqata amerikane e psikiatërve i quajnë këta njerëz me çrregullime narciziste. Nuk ka njeri në Shqipëri që i beson më bashës dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk i besojnë më atij. Ai po kujdeset që të bëjë lëvizje që të marrë vëmendje nga mediat. Ai nuk ka parti, nuk ka proces nuk ka njerëz. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco