KAFE SHQETO/ Mashtrimi me ujin 24 orë, Teliti: Ka një problem sasie por edhe cilësie, të gjithë e blejmë…

09:19, 01/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv la qene DorjanTeliti, këshilltar për ekonominë në Partinë Demokratike. Ai ka komentuar mashtrimin e qeverisë për ujin e pishjshëm 24 orë. Një mashtrim që vijon pas çdo procesi zgjedhor.

DorjanTeliti: Së pari duhet konstatuar fakti që ne jemi vendi më burime ujore të paimagjinueshme të cilat nuk shterojnë fatmirësisht prej zotit dhe prej natyrës. Por fatkeqësisht dy të tretat na humbasin rrugës, dhe nuk na humbasin rrugë në mënyrë të paditur. Na humbasin rrugës në mënyrë të qëllimshme. Pse do thoni ju. Se ju përmendini se bëhen financime deri 40-50 milionë euro financime. Pra këto janë vjetore. Pra kemi 30 vite që ne financojmë nga buxheti i shtetit 40, 50 edhe 70 milionë euro kanë arritur vlerat e financimet. Dhe njëkohësisht , kemi paguar dhe paguajmë deri sot tarifa të rritura.

Shiko, ju folët për 16 orë ujë në ditë. E dini pse kjo mesatare është kaq e lartë se na fakt realiteti është shumë më i keq. Është se ti ke Shkodra, Pogradeci, Korça dhe Berati që kanë 23-24 orë ujë në ditë. Dhe jano këto katër ujësjellës kanalizime që e përmirësojnë këtë  mesatare. Momenti që ti e zhvesh nga këto e shikon që në të gjithë vendin nuk ke as 12 orë ujë në ditë. Pra kemi burime pa fund. Kemi depo të cilat mbushen por deri sa vijnë tek qytetaret me sa duket ose abuzohet rrugës ose harrohet të faturohet rrugës ose tjetërsohet rrugës, ose mbyllen sytë nga faturistët dhe lejohen lidhjet e dyfishta, lidhjet e trefishta. Bëjnë abuzime periodikisht në mënyrë të ndërgjegjshme.

Fakti është edhe një tjetër, realisht që është akoma më i rëndë. Unë për vete e blej ujin  e pijshëm dhe të gjithë njerëzit që njoh unë në Tiranë e blejnë ujin e pijshëm. Pra çdo të thotë. Kemi edhe një problem sasior por kemi edhe një problem akoma më të madh që është ai cilësor. Edhe neve kur flasim për Tiranën. E dëgjojmë shpesh, Tirana me ujë 24 orë, nuk ka Tirana ujë 24 orë. Tirana ka ujë 16.5 orë në ditë sipas deklarimeve zyrtare. Realiteti është se kemi ose ujë shume ose pak dhe nuk njoh një pallat të vetëm I cili mos të ketë depo ose mos të këtë depozitat e ujit. Dhe nuk njoh askënd të rrethit tim farefisnor e shoqëror  që të pijë ujin e çezmës. Madje edhe kur shkojmë nëpër mbledhjet e Këshillit Bashkiak i nderuar nuk është se aty na vihen përpara aty gota uji çezme por duke filluar që nga i pari i institucionit që është kryetari i bashkisë dhe të gjithë ne të zgjedhurve vendor na vihet përpara shishe uji e blerë…..

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco