U terrorizua nga SPAK/ Gazeta austriake ‘Der Standard’: Elton Qyno zbuloi rrjetet e blerjes së votave

U terrorizua nga SPAK/ Gazeta austriake ‘Der Standard’: Elton Qyno zbuloi rrjetet e blerjes së votave

19:14, 30/03/2024
A+ Aa A-

Situata tronditëse e lirisë së medieve në Shqipëri vazhdon të jetë kryetemë e medieve të rëndësishme ndërkombëtare.

Gazeta austriake, ‘Der Standard’, ndalet sërish te rasti i Elton Qynos, i cili u terrorizua në mënyrë të paligjshme nga SPAK.

“Ai zbuloi rrjetet e blerjes së votave dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri: Elton Qyno është një gazetar shqiptar me përvojë. Kur u thirr për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme për korrupsionin- SPAK më 12 dhjetor të vitit të kaluar, ai nuk mori me vete paraprakisht dy celularët. Në Evropën Juglindore ndodh shpesh që gazetarëve u kërkohet nga autoritetet të zbulojnë informacionin e tyre - dhe kështu shkelet mbrojtja e burimeve. Qyno u mor në pyetje në SPAK për dy orë dhe iu kërkua vazhdimisht të zbulonte burimin e tij. “Unë refuzova,” thotë ai për STANDARD. “Prokurori publik më pas kërkoi që të konfiskohej celulari im”.

Qyno më pas u mbajt kundër vullnetit të tij për shtatë orë. Ndërkohë prokurori publik ka urdhëruar kontroll si në zyrën e gazetarit, ashtu edhe në banesën e tij private. “Brenda vetëm 55 minutash, gjyqtari miratoi kërkesën,” tha Qyno. I janë konfiskuar kompjuteri dhe materialet e punës. Por kjo nuk është e gjitha: oficerët i morën CD me fotografi të festimeve familjare, madje edhe CD me muzikë greke dhe shqiptare. Madje edhe celularin e një 10-vjeçari.

Qyno u desh gjithashtu t'i nënshtrohej një kontrolli të imtësishëm trupor. I morën çelësat e makinës. Në makinë iu mor një USB, edhe pse nuk kishte asnjë urdhër gjykate, sipas Qynos. Më në fund, oficerët gjurmuan celularët e Qyno-s duke përdorur të ashtuquajturin IMSI-Catcher. “Të gjitha këto veprime të paligjshme dhe absurde, që synonin zbulimin e burimeve të mia ,u legjitimuan çuditërisht dhe fatkeqësisht nga të tre nivelet e drejtësisë në Shqipëri”, tha Qyno për STANDARD. “Tani presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë”,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco