Xhaferri: Degradimi i Universitetit Tiranës, 190 mijë € për shkuma party dhe 10 mijë € kërkim shkencor!

Xhaferri: Degradimi i Universitetit Tiranës, 190 mijë € për shkuma party dhe 10 mijë € kërkim shkencor!

14:58, 30/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Prej vitesh kam ngritur alarmin për degradimin e universiteteve publike në vend,  ku në top listë është Universiteti i Tiranës, institucioni më i lartë arsimor në vend, i kthyer në një çerdhe patronazhistësh dhe mediokriteti. 

Universiteti i Tiranës është ndër 10 universitetet e fundit, nga 688 të rankuar në studimin e bërë nga “Renditja e Universiteteve në Botë”, sa i përket kërkimit shkencor.  

Institucioni kryesor i arsimit të lartë në Shqipëri u rendit i 677-i nga një listë me një total prej 688 universitetesh.

Nga një monitorim i thjeshtë ka rezultuar nga 30 tendera ku fondi ishte 200 mijë euro, plot 190 janë shpenzuar për koktejle e fasada dhe vetëm 10 mijë për studime shkencore.

Nuk është rastësi që degët e shkencave ekzakte kemi vetëm 27 studentë për këtë vit akademik, nuk është rastësi që maturantë ekslentë kanë vendosur të zgjedhin universitetet në BE dhe SHBA për të studiuar. 

Edi Rama dhe shpura e tij kanë konfirmuar me vepra që e urrejnë dijen dhe arsimin, ndaj kanë vendosur asgjësimin më shpresën për t'i kthyer universitetet në shkolla profesionale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco