Xhaferri: Në garë më 400 Universitete, ekipi i Fakultetit Juridik të Prishtinës renditet e treti!

Xhaferri: Në garë më 400 Universitete, ekipi i Fakultetit Juridik të Prishtinës renditet e treti!

11:18, 30/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë  së Universitetit të Prishtinës, kanë arritur një rezultat historik, duke u renditur të tretët në botë në një konkurs më fokus çështjet juridike ku në garë ishin 400 Universitete. 

Këta të rinj të jashtëzakonshëm që përfaqësuan Universitetin e Prishtinës, lanë prapa në garë studentë të drejtësisë nga Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. 

Kjo arritje dëshmon edhe njëherë se të rinjtë janë aseti më çmuar i kombit tonë dhe sukseset e tyre na lartësojnë të gjithëve, ndaj i gjithë angazhimi ynë duhet të jetë që t'i mundësojmë të rinjve që të ardhmen ta ndërtojnë në trojet tona. 

Jam shumë i lumtur për këtë arritje dhe studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisa Sejdiu, Nol Musa dhe Rea Hadri ju uroj suksese të mëtejshme me lutjen që shembulli i tyre të përqafohet nga gjeneratat e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco