“Edi Rama jep llogari për dhunën ndaj gazetarëve”, të hënën pasdite protesta para Kryeministrisë

“Edi Rama jep llogari për dhunën ndaj gazetarëve”, të hënën pasdite protesta para Kryeministrisë

19:07, 22/03/2024
A+ Aa A-

 “Kryeministër jep llogari për dhunën ndaj gazetarëve”.  Është kjo motoja e protestës që do të organizohet pasditen e së hënës, në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Protesta vjen pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama, teksa humbi qetësinë nga pyetjet e gazetares së Syri TV,  Ambrozia Meta, bëri një gjest rrugaçëror, për të cilin nuk ka kërkuar falje.

Lidhur me incidentin e rëndë ka pasur reagime të shumta nga mediat ndërkombëtare, por edhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, ndërsa Rama ka vijuar me gjuhën e sulmit dhe denigruese ndaj gazetares.

Edi Rama ka prodhuar jo pak incidente me gazetarë që nuk i kontrollon apo të cilët me pyetjet që i drejtojnë, e bëjnë të humbasin qetësinë. Në 12 vitet e pushtetit të tij, Rama ka mundur të vërë nën kontroll pothuajse çdo institucion, si dhe një pjesë të konsiderueshme të mediave në vend, ndërsa shfaq sjellje intimiduese, fyese e kërcënuese ndaj mediave apo gazetarëve që i kujtojnë Kryeministrit se duhet të japë llogari apo të bëjë transparencë mbi vendimet e tij që në të shumtën e rasteve i shërbejnë një grupi oligarkësh apo miqve të tij, me të cilët sikundër shprehet ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, i ndan prona e projekte duke ngrënë qofte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco