Bibliotekë e mjerë jo kombëtare!

Bibliotekë e mjerë jo kombëtare!

16:14, 21/03/2024
A+ Aa A-

Nga Beti Njuma

Është e udhës të hapen herë pas here arkivat për të parë thesin e shqyer të premtimmashtrimeve.

Në 20 dhjetor 2015, me rastin e 95 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare kryeministri Edi Rama deklaroi:

“Ne do të bëjmë për Bibliotekën Kombëtare sa nuk është bërë për 25 vite të marra së bashku. Ne jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces dhe do t’ia rikthejmë Bibliotekës pjesën e trupit të saj të amputuar nga barbaria e kulturës së tranzicionit.”

11 vjet në pushtet, 11 vjet Kryeministër, miliona euro për PPP dhe Koncesione, dhe Shqipëria s’ka më as Bibliotekë e as Teatër Kombëtar, as Muze e as Galeri Kombëtare! Njërën e shkatërroi, tjetrën kurrë s’e ndërtoi, dy të fundit i la në rikonstruksion të përjetshëm! Fundja ç’na duhen!

Kemi COD-in në kryeministri ku bëhen promovime librash, ekspozita, gjithfarë takimesh e  shumë shpejt edhe shëtitje botanike!

Tani Kryeministria nuk shërben më as për mbledhje qeverie se ato bëhen nëpër rezorte private poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri!

Kurrë “Kombëtarja” nuk ka pasur më pak vlerë se sot duke i lënë shqiptarët në injorancë e mjerim të shohin vetëm podcastet e Ramës online.

Aq e mjerë është Shqipëria sot sa jam e bindur që qindra miq që kam në në rrjete sociale, njerëz të librit e kulturës, shkrimtarë, studiues, përkthyes e pedagogë  as do të guxojnë t’i bëjnë “lajkë” këtij shkrimi!

Paçka se e mendojnë si unë, paçka se janë pjesë e këtij mjerimi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco