SYRI TV/ Dhuna e Ramës ndaj Ambrozia Metës, ngjarja jehonë në mediat italiane

14:33, 21/03/2024
A+ Aa A-

Sjellja brutale dhe jo etike e Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Syri Televizion Ambrozia Meta, ka gjetur jehonë në mediat kryesore italiane.

Agresioni u përshkrua në secilën prej mediave, së bashku me reagimin e gazetares pas ngjarjes.

SYRI TV

Vijon jehona e mediave të huaja për agresionin e Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Syri TV Ambrozia Meta.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat e ndryshme italiane, të cilat kanë shprehur solidaritet ndaj gazetares, duke dënuar këtë akt të turpshëm dhe aspak etik të kryeministrit shqiptar.

‘Rama shtyn gazetaren pasi pyet për dhëndrin e Trump’ ishte titulli kryesor i lajmit të publikuar në Adnkronos, me shkrimin që vijon se Rama e kreu këtë veprim pasi gazetarja i kërkoi informacion mbi një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Donald Trump.

TG LA 7 e konsideron gjest që shkaktoi një valë polemikash në Shqipëri, atë të kryeministrit Edi Rama, duke shkruar se jo vetëm që refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares Ambrozia Meta për përfshirjen e tij në investime të huaja, por edhe e ka shtyrë atë para se të largohej.

Lajmi u shpërnda edhe në Corriere della Sera ku shkruhet se kryeministri u mërzit nga kërkesa për informacion për dhëndrin e Trump dhe veproi duke shtyrë gazetaren.

Në portalin Open Online nënvizohet se kanë shpërthyer polemika ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili refuzon të kërkojë falje pasi i preku fytyrën dhe shtyu gazetaren Ambrozia Meta, që i kërkoi sqarime për një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Trump.

Il Fatto Quotidiano shkruan se kryeministri shqiptar Rama shtyu gazetaren duke i vendosur dorën në fytyrë, pasi nuk i pëlqeu pyetja, ndërsa përmend edhe reagimin e gazetares Ambrozia Meta që e konsideroi “një gjest të ulët, të turpshëm e të papranueshëm.

Kryeministri Rama shtyn me dorë gazetaren që i bëri pyetje të pakëndshme- shkruhet në ‘Riformista’, ndërsa gazetarja iu përgjigj duke i thënë “Mos më prek më”. Në artikull përmendet edhe reagimi i gazetares Meta, që thotë se kryeministri shfaq arrogancën e zakonshme ndaj gazetarëve me kontakt fizik, e se nuk mund ta kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik.

Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe ‘Lapresse’, që pasi përshkruan ngjarjen, nënvizon se për gazetaren ka pasur përkrahje në rrjete sociale si dhe nga organizatat e gazetarëve, të cilat kanë reaguar duke e cilësuar të papranueshme të shtysh një gazetar, dhe se nuk është hera e parë që lideri tregon përbuzje ndaj shtypit kritik, duke shprehur solidaritet me gazetaren e duke bërë thirrje që Rama të kërkojë ndjesë publike dhe t'i trajtojë me respekt gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco