Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Meta: Kthimi i Albcontrol në agjenci shtetërore, për të fshehur përgjegjësitë penale të Edi Ramës!

Meta: Kthimi i Albcontrol në agjenci shtetërore, për të fshehur përgjegjësitë penale të Edi Ramës!

14:33, 21/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideroi përpjekjet e qeverisë për t’ia ndryshuar statusin, Albcontrol-it, kompanisë që kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, si manovra për të fshehur përgjegjësitë penale të Kryeministrit Edi Rama në ngrirjen e llogarive të kësaj shoqërie pranë organizatës Eurocontrol me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit. 

Pyetje: Z. Meta, si e quani tentativën për ta kthyer Albcontrol nga një shoqëri aksionere, në një agjenci shtetërore?

Meta: Kjo është një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Edi Ramës dhe të gjithë atyre, të cilët përzunë në mënyrë të dhunshme Becchetti-n, në kundërshtim me të gjitha ligjet, në kundërshtim me të gjitha garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar për investimet që ai kishte bërë. Është një përpjekje për të fshehur faktin që është Edi Rama, përgjegjësi kryesor që po penalizohet qytetari shqiptar, taksapaguesi shqiptar, sepse bllokimi i këtyre llogarive të Albcontrol jashtë vendit, si rezultat i vendimit të gjykatave ndërkombëtare, të cilat nuk i kontrollon dot Edi Rama siç i kontrollon këtu, padyshim që nuk mund të fshihet kurrsesi me këto manovra. Por do të diskutohet kjo çështje në parlament dhe besoj se qëndrime do të jenë edhe më të qarta, edhe më kompetente kur të vijë ky projektligj./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Meta: Votë për emigrantët dhe lista të hapura, pa truke

Lexo: 'Rilindja qëllimisht i fryn kostot e rrugëve, vjedh - por dhe në mënyrë mizore'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco