Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

SYRI TV/ Kuvendi në normalitet pas 5 muajve, debate në seancë për Zgjedhoren

14:30, 21/03/2024
A+ Aa A-

 

Në seancën e parë në kushte normale, Kuvendi ka njoftuar përfundimin e afateve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Shqyrtimi i saj në nënkomisionin e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës ka shkaktuar debate, ku Bledi Çuçi deklaroi se komisioni I deritanishëm dështoi në përgatitjen e një propozimi final.

Nga ana tjetër Gazmend Bardhi e cilësoi pëfundimin e një pazari, ndërsa Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj u përpoqën të justifikonin këtë dështim duke sulmuar opozitën.

SYRI TV

Ne seancen e parë, të rikthimit të kuvendit në normalitet, debate mes opozitës dhe mazhorancës nisi  për reformë zgjedhore. kreu I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi  njoftoi përfundimin e afatit të komisionit bipartizan të reformës zgjedhore, pa një produkt konkret, ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e cilësoi si fundin e pazareve politike.

Nga ana tjeter, Lulzim Basha u mundua te justifikojë bllokimin 2-vjeçar të komisionit te reformës zgjedhore duke vijuar me sulme ndaj opozites.

Fjalën e mori edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili deklaroi se ne fokus te reformës zgjedhore, duhet te jetë erikthimi i koalicioneve parazgjedhore.

Teksa sulmonte opoziten, Lulzim Basha u perpoq te imitonte rezistencën e kolegeve opozitare duke tentuar te bllokoje foltoren e Kuvendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco