Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Luli degradon aq shumë sa Toni Gogu tallet me matematikën e tij

13:45, 21/03/2024
A+ Aa A-

Prej kur ka marrë vesh peshën zero politike që ka, Luli ka filluar të shkojë në Parlament, të trashë zërin dhe të bëjë si i serioz. Në fakt nuk e shqetëson opozitarizmi, por humbja e mundësisë për të vënë gjoba e bërë pazare në kurriz të demokratëve.

Luli Basha ka marrë pjesë seancën e sotme në Parlament, pas një gjumi të gjatë, ku nuk ndihej hynte apo dilte në Parlament, sot që ka mbetur i vetmuar, e shpërfilluar nga të gjithë, ai ka tentuar të trashë zërin nga foltorja e Parlamentit. Edhe aty kanë qeshur me të.

Që Lulin nuk e merr më askush seriozisht prej kohësh, kjo dihet, por së fundmi ai ka degraduar aq shumë, sa ka filluar ta tallë edhe Toni Gogu, një personazh jo më pak se Luli i njohur për gafa që tregojnë mungesë të thellë njohurish.

Image

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka ironizuar Lulin sot në Parlament duke i kujtuar pikën e tij të dobët, Matamatikën.

Në një replikë të shkurtër në Kuvend, Gogu tha se Basha s’mund të fliste në emër të shumicës kur vetë është një pakicë teksa po diskutohej për reformën zgjedhore.

Gogu kërkoi të fiksohej se për 9/10 e shqiptarëve nuk mund të flasë 1/10

“Sepse 1/10 bën 10% thotë zysha ime e Matematikës, nuk bën 90%”, deklaroi Gogu duke kërkuar ndërkohë shënimin e numrave në procesverbal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco