NATO-ja mirëpret interesimin e Sllovenisë për të dërguar më shumë trupa në Kosovë

NATO-ja mirëpret interesimin e Sllovenisë për të dërguar më shumë trupa në Kosovë

13:17, 21/03/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur interesimin e Sllovenisë për të dërguar më shumë trupa në Kosovë, raportojnë mediat sllovene.

Për këtë është diskutuar në një takim që të enjten Stoltenberg e ka zhvilluar me kryeministrin i Sllovenisë, Robert Golob, i cili thuhet se ka shprehur interesim për të dërguar më shumë trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Siç shpjegoi Golob, ende nuk janë përcaktuar plane konkrete në këtë drejtim, por se sipas tij Sllovenia është e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht të Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ku është e pranishme edhe me ushtarët e saj.

Në takimin mes Stoltenbergut dhe Golobit është theksuar nevoja që BE-ja të shtojë sigurinë e saj, në kohën kur fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara po ngre pyetje në lidhje me angazhimin e Washingtonit ndaj aleatëve të saj.

Golob është shprehur i interesuar në ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe ka bërë thirrje për shtimin e më shumë trupave në Kosovë. “Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Sllovenia është absolutisht dhe seriozisht e interesuar në ruajtjen e stabilitetit të rajonit. Jo vetëm për shkak të afërsisë, por sepse kjo është pjesa e poshtme e Evropës, nëse doni ta quani kështu, ku në vitet e fundit shihet se destabiliteti është në rritje, në këtë drejtim shprehëm interesimin tonë për të siguruar më shumë trupa edhe në KFOR, për të dërguar më shumë personel në Kosovë për të ndihmuar NATO-n, por edhe më së shumti për të ndihmuar autoritetet lokale për të ruajtur paqen”, ka thënë kryeministri slloven, citon AP-ja.

Në takim Stoltenberg e Golob, përveç për Ballkanin Perëndimor, kanë biseduar edhe për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco