Kriset marrëdhënia PS-PSD, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Kriset marrëdhënia PS-PSD, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës

13:08, 21/03/2024
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve të Tom Doshit duket se ka pësuar krisje dhe kjo u vu re në mbledhjen e fundit të këshillit të bashkisë Shkodër. Largimi i këshilltarëve të PSD-së nga mbledhja e këshillit bashkiak solli edhe prishje të numrave, duke bërë që mbledhja të dështojë për mungesë kuorumi.

Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit, kryetari i grupit të këshilltarëve të PSD-së, Gjek Sokoli, përmendi mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci, edhe pse e mbështeti këtë të fundit për punët që po kryhen në qytet.

“Ne jemi ata që kemi sjellë kryetarin e bashkisë në drejtim. Pa ua them në emër të grupit se ne nuk jemi penduar se ndryshimi për Shkodrën po bëhet”, tha ai.

Këshilltarët e PSD-së kanë qëndruar në sallë për miratimin e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë dhe që janë larguar më pas nga salla e këshillit bashkiak duke sjellë edhe mbylljen e mbledhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco