Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Ministrja e Shëndetësisë jeton në botën e çudirave/ Spitalin e djegur, e shpall sukses

Ministrja e Shëndetësisë jeton në botën e çudirave/ Spitalin e djegur, e shpall sukses

12:24, 21/03/2024
A+ Aa A-

Prej 6 javësh, urgjenca e sëmundjeve të brendshme, sallat e operacionit në Urgjencën e Kardiologjisë, reanimacioni dhe shërbimi i hemodinamikës nuk funksionojnë në QSUT.

Këto pavione kanë dalë jashtë funksionit pas zjarrit të 11 shkurtit, por ende Drejtoria e QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje.

Madje, në një kohë kur sallat e operacionit në Urgjencën e Kardiologjisë nuk punojnë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu na shpall si sukses spitalin e djegur.

Koçiu ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, ku na thotë se në Shërbimin e Kardiologjisë dhe Reanimacionit Kardiak në QSUNT kanë marrë shërbim 1000 pacientë.

Ajo flet për suksese të mëdha dhe investime në shërbimin e Kardiologjisë edhe pse sallat nuk punojnë dhe asnjë pacient nuk operohet apo trajtohet në të vërtetë.

“Investimet në infrastrukturë, në teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore të kualifikuara kanë rritur kënaqësinë e pacientëve të hospitalizuar që marrin shërbim në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, një model shërbimi që po punojmë përditë për ta shtrirë në të gjitha strukturat spitalore në vend.

Në Shërbimin e Kardiologjisë dhe Reanimacionit Kardiak në QSUNT, në tre muajt e parë të këtij viti kanë marrë shërbim rreth 1000 pacientë, disa prej të cilëve vlerësojnë kujdesin e ofruar nga mjekët.

Shëndeti juaj, prioriteti ynë!”, shkruan ajo.

Image

Pra, ministrja e Shëndetësisë, bën propagandë me një shërbim që nuk jepet, ndërkohë që nuk ka bërë as edhe lëvizjen më të vogël për të zgjidhur problemin me të cilët po përballen qytetarët dhe mjekët, të cilët vërdallisen nëpër spitalet e tjera të kryeqytetit.

Te Sanatoriumi dhe te Trauma është krijuar një kaos për shkak të fluksit të pacientëve, të cilët duhet të marrin jo vetëm shërbimin e urgjencës, por duhet të kryejnë edhe ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco