SKANDAL/ Gjokutaj: Seanca u shty që SPAK të vendosë kontaktin me Ramën

SKANDAL/ Gjokutaj: Seanca u shty që SPAK të vendosë kontaktin me Ramën

10:18, 19/03/2024
A+ Aa A-

Seanca e radhës për kërkesën e kreut të opozitës, Sali Berisha, që të marrë pjesë në seancat plenare, u zvarrit përsëri.

Këtë herë, arsyeja e shtyrjes ishte më skandaloze: Prokurorët nuk ishin të pranishëm në seancë pasi kishin... angazhime profesionale.

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të opozitës, Sali Berisha, tha se ky është një justifikim skandaloz.

“Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezent.

Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent.

Nuk e kuptoj termin arsye profesionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.

Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht me angazhimin e zotit Rama në punët e tjera, kontakti është shkëputur dhe caktuan një datë tjetër derisa të rivendoset SPAK në kontakt me zotin Rama,” tha Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco