Idiotët mediatikë dhe publikë që provokojnë opozitën

Idiotët mediatikë dhe publikë që provokojnë opozitën

21:45, 18/03/2024
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në media është publikuar një propozim për zhvillimin e ishullit të Sazanit, i cili vinte nga dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump.

Nga ana tjetër fillimisht disa idiotë mediatikë filluan të provokonin opozitën pse është kompleksuar, pse nuk flet, pse nuk konteston e të tjera si këto.

Janë kjo fara e këshilltarëve globalë të cilët mendojnë se kur ata shkruajnë dhe artikulojnë në media, dynjaja do hidhet përpjet.

Në fakt janë thjesht dhe vetëm disa idiotë që bëjnë lojën e pushtetit të mazhorancës, që për qokat dhe shukat e eurove të pista që i mbytin xhepat e tyre, sepse në fakt propozimi për zhvillimin e ishullit të Sazanit duhet të ketë një mazhorancë absolute në Shqipëri, një mbështetje të gjerë popullore, pasi në më shumë se 30 e ca vite, pasi është braktisur si bazë ushtarake ai ka ngelur i braktisur, i painvestuar dhe i pazhvilluar.

Mund të kthehet në një perlë për turizmin për zhvillimin dhe mund t’i sjellë shtetit shqiptar shumë të ardhura. Mënyra si do jepet është një diskutim tjetër teknik politik ndoshta dhe ligjor, por shumcia e shqiptarëve janë pro që Sazani të zhvillohet.

Dhe zhvillimin e Sazanit duke përdorur dhe emrin e dhëndrit të ish-presidentit Trump, Jared Kushner, idiotët mediatikë dhe publikë, se ka dhe nga këta të dytët që janë edhe më budallenj se ata mediatikët, po kruhen të kompleksojnë opozitën pse nuk flet për zhvillimin e Sazanit.

Në fakt zhvillimi i Sazanit në mënyrën e ndjekur, opozita mund ta kritikojë për formatin ligjor që është ndjekur. Çështja është në një fazë teknike ku është bërë një propozim. Ende nuk ka një vendimmarrje të plotë, thjesht Rama konfirmoi publikisht se oferta ka ardhur dhe çështja do të shqyrtohet.

Prandaj dhe lëvizja e pështirë e idiotëve mediatikë dhe publikë për të kompleksuar opozitën nuk tregon gjë tjetër veçse disa mercenarë po kërkojnë që të ngrenë alibitë e tyre mbi një të vërtetë mbi një zhvillim, duke treguar se nuk janë gjë tjetër thjesht dhe vetëm mercenarë të korruptuar që paguhen për të provokuar opozitën, për të goditur zërin e saj për gjithçka ajo ka bërë deri më tani, denoncimet e dhjetëra aferave dhe abuzimit që ka bërë qeveria shqiptare, por rasti i Saznait është krejt ndryshe pasi jo vetëm qeveria, jo vetëm opozita por, shumica e shqiptarëve janë pro zhvillmit të tij.

Ajo që ngelet për tu parë dhe diskutuar është procedura që do të ndiqet. Dikush thotë duhet të ketë një garë të hapur dhe Sazani të ofrohet. Në fakt Sazani aty ka qenë. Nevojë për gara nuk ka patur.

Askush nuk ka ofertuar deri më tani. Më në fund ka një dritë jeshile për një ishull të braktisur i cili mund t’i sjellë shtetit shqiptar të ardhura të majme në buxhetin e tij./cna

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco