VIDEO/ A u joshën nga Rama për Sazanin? Grenell: Ky është një investim i sektorit privat duke lënë mënjanë politikën

21:07, 18/03/2024
A+ Aa A-

Nga kush u josh dhëndërri i Donald Trump, nga Sazani apo nga Edi Rama?

Ja si përgjigjet Richard Grenell në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Çim Peka: Ju u shprehët se na joshi shumë ideja e brigjeve të virgjëra shqiptare, Sazani është ishull ka brigje të virgjëra, por çdo ishull ka brigje të tilla. Edhe Greqia ka ishuj pa fund. Pyetja ime është, ju joshi ju Sazani apo ju joshi kryeministri Rama për të investuar në Sazan.

Richard Grenell: Amerikanët kanë investuar prej kohësh në Greqi. Janë të shumë amerikanët që kanë investuar aty. Por ka ardhur kohë të gjejmë zona të reja. Njerëzit gjithnjë duan të dinë se çfarë të rejash ka, çfarë ka më mirë. Ne eksploruam të gjithë rajonin dhe investimin e njoftuam edhe në Serbi. Do të zhvillojmë plot projekte të reja, ky është vetëm fillimi. Ku duhet investuar në Shqipëri? Morëm kohë, bëmë kërkim, folëm me shumë persona dhe vendosëm për zonën më të mirë. Ne duam të ndërtojmë diçka moderne, për të cilën shqiptarët të ndihen krenarë. Mendojmë se do të jetë një xhevahir për të gjithë botë, jo vetëm për rajonin. Përgjigjja është se kemi folur me shumë njerëz, me shumë ekspertë, disa i sollëm në vend përpara se të vendosnim ç’të bënim. Sollëm ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit.

Çim Peka: Pak më parë thatë se amerikanët janë të paduruar dhe mezi po presim të fillojmë punën. Edhe shqiptarët janë të paduruar për të parë një investim kaq të madh për tu bërë realitet, sepse premtime ka pasur shumë, por nuk janë ekzekutuar si projekte. Ishte një kompani kanadaze që e kontrolli bregun e jugut dhe në fund përfundoi në Porto Montenegro në Mal të Zi. Në Shqipëri nuk ka kontestime, është i mirëpritur, përveç mosbesimit. E para duhet ti keni paratë. E dyta, kjo kontratë duhet të firmoset para datës 5 nëntor dhe e treta nëse nuk firmoset deri në 5 nëntor, duhet të siguroheni që Donald Trump fiton dhe Rama nuk tërhiqet.

Richard Grenell: Jeni shumë i zoti në politikë. Dhe mua më pëlqen politika dhe të flas me ty për politikë. Fakti është që ky është një investim i sektorit privat, duke lënë mënjanë politikën. Sikurse e dini, ne investojmë në vende konservatore, liberale, të të majtës ekstreme, pak rëndësi ka, ne përpiqemi të punojmë me të gjithë. Mendoj se paratë dhe investimet nuk janë idhtare të politikës. Çdo qeveri do investime dhe ne këtë po bëjmë. Ky është një projekt që do të ekzistojë për një kohë të gjatë dhe pavarësisht se kush është në pushtet në çdo vend të Ballkanit, qëllimi ynë është që çdokush të ndihet krenar. Ky projekt i bashkon të gjithë në Shqipëri dhe rajon. Meqenëse ende nuk është firmosur asgjë dhe projekti vazhdon të hidhet në letër, ne duam të marrim sa më shumë komente nga njerëzit: çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Kjo nuk ka përfunduar dhe as nuk është nënshkruar, prandaj duam të sigurohemi që të kemi një mbështetje sa më të gjerë të popullit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco