VIDEO/ Grenell në 'Çim Peka LIVE': Është një investim i mrekullueshëm, isha entuziast që e binda Jared-in

21:00, 18/03/2024
A+ Aa A-

Ish-ambasadori Richard Grenell, një nga personat që është përfolur si një nga personat që do të organizojë një investim 1 miliard dollarësh në Sazan dhe Zvërnec, ka treguar në mënyrë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, për investimin që ai dhe Jared Kushner, dhëndërri i Donald Trump, pretendojnë të bëjnë në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Një lajm gati surprize është publikuar të premten nga Bloomberg dhe Nju Jork Times. Jared Kushner, Richard Grenell dhe një kompania e madhe tjetër, kanë vendosur të investojnë në Shqipëri, ishullin e Sazanit dhe Zvërnec gati 1 miliard dollarë. Ndoshta kjo është shuma më e madhe e premtuar për investim nga një kompani amerikane në të paktën 33 vite ekonomi e lirë. Për të folur se çfarë është ky projekt dhe çfarë e lidh Richard Grenellin me këtë investim kam sonte në një intervistë ekskluzive nga Los Anxhelosi, ambasadorin Grenell.

Richard Grenell: Përshëndetje Çim, miku im, si jeni?

Çim Peka: Të falënderoj shumë për këtë gatishmëri. E vetmja gjë që do të donim ishte që ky lajm për investim miliardësh, do të ishte mirë që ky lajm të merrej vesh nga mediat në Shqipëri dhe jo nga mediat e huaja. Pse zgjodhët Bloomberg për ta bërë publik dhe jo median shqiptare.

Richard Grenell: Kjo është një pyetje me vend. Ne jemi një kompani amerikane dhe përpiqemi të investojmë kudo në botë, aktualisht në Ballkan. Kemi një projekt në Shqipëri dhe një në Serbi, kushti i jemi drejtuar Bloomberg Neës, sepse ai vëzhgon transaksionet e bznesit, kupton tregun e pronave të paluajtshme. Ky është investim i sektorit privat, dhe nuk ka asgjë politike. Di që shumë media po përfshijnë elementin politik në raportimet e tyre. As Jared dhe unë nuk jemi pjesë e qeverisë dhe po punojmë me investime private. Sikurse e dini, unë kam pasur gjithnjë besim në rajonin e Ballkanit dhe nuk e kam kuptuar se përse investitorët e sektorit privat nuk po investojnë në mbarë rajonin e Ballkanit. Është një investim i mrekullueshëm, unë i dua njerëzit, ushqimin, kulturën. Megjithatë ekziston perceptimi i konflikteve që i zmbraps investitorët. Por sa më shumë që e njeh situatën, e kupton se është një investim shumë i mirë. Mendoj se investimi ynë do të nxitë më shumë njerëz drejt eksplorimit të Ballkanit. Projekti që po zhvillojmë është fenomenal. Sikurse e dini, unë kam kaluar shumë sezone verore në bregdetin shqiptar dhe më duket i mrekullueshëm, më mirë se Greqia dhe se çdo vend tjetër ku shkojnë amerikanët. Prandaj ne jemi shumë entuziastë të investojmë në një zonëtë një rajoni që e duam. Me thënë të drejtën, nuk e kuptoj se përse nuk po investohet në Ballkan. Mendoj që njerëzit kanë nguruar duke mos e konsideruar si një investim të mirë për shkak të konfliktit të perceptuar, por, ngaqë unë e njoh shumë mirë rajonin, dua të them se nuk kam parë kurrë probleme, po vetëm mundësi. Pas artikullit të Bloomberg dhe Nju Jork Times nuk po na pushon telefoni. Janë shumë investitorë që duan të përfshihen, që duan të dinë më shumë. Mendoj se për Shqipëri do të vijë një valë investimesh prej sektorit privat. Jam më se i kënaqur me këtë investim.

Çim Peka: Ambasador fillimisht do të ju pyes, Richard Grenell si biznesmen dhe në fund disa pyetje politike. Ju thatë pak më parë, kompania jonë. Unë dhe Jared nuk kemi funksione politike, jemi në biznes privat. Çfarë është kompania juaj.

Richard Grenell: Po i referohem sektorit privat. Isha shumë entuziast të bindja Jared-in dhe Affinity-in të konsideronte projektin dhe të investonte në të. Si pjesë e punës sime në sektorin privat është afrimi i investitorëve dhe mbi të gjitha kam për zemër rajonin e Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco