VIDEO/ Kasmi: Ka një rritje të frikshme të denoncimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, nga partia në pushtet

20:11, 17/03/2024
A+ Aa A-

Ish-zv ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, teksa mori fjalën në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, sqaroi se si kjo qeveri ka shkatërruar rolin e medias në vend.

“Ka një rritje të jashtëzakonshme të denoncimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve pikërisht nga partia në pushtet”, u shpreh Kasmi ndër të tjera.

Partia në pushtet ka cënuar dhe prishur vijën e demarkacionit.

Nëpërmjet forcës së kartonit por edhe njëkohësisht nëpërmjet kontrollit formal të ligjeve të ekzekutivit.

Partia në pushtet cënoi pikërisht atë kontrollin e strukturës së krijimit të autoritetit të mediave audiovizive, dhe e bëri këtë, së pari për të nënshtruar kanalet televizive dhe më tutje gjithë median në tërësi.

Së dyti, arriti të cënojë brishtësine e tregut mediatik duke balancuar dhe duke prishur balancat që mund të krijoheshin natyrshëm, të tregut mediatik të diktuar nga kërkesa sociale, me atë të kërkesës së biznesit, që sigurisht në themel kanë interesin publik.

Si e bëri këtë? E bëri me anë të kasetave të mirëpërcaktuara, të gatshme, që dolën nga zyrat e partisë në pushtet dhe u ndihmuan nga instrumentet e KQZ-së për të realizuar këtë skenar të nënshtrimit të medias.

Së treti, ka edhe një situatë tjetër që me duhet ta them, ka një rritje të jashtëzakonshme të denoncimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve pikërisht nga partia në pushtet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco