Berisha: E disata herë që kupola e krimit të qeverisë mblidhet dhe për të fjala qytetar nuk ekziston

Berisha: E disata herë që kupola e krimit të qeverisë mblidhet dhe për të fjala qytetar nuk ekziston

20:03, 17/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar asamblenë e socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama.

Në fjalën gjatë protestës maratonë të mbështetësve të tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘është e disata herë që kupola e krimit të qeverisë mblidhet, dhe për të fjala qytetar nuk ekziston, sepse nuk ekzistojnë qytetarët’.

Berisha: Mirëmbrëmda dhe përshëndetje të zjarrta dhe mirënjohje të pakufishme për ju qëndrestarë,  misionarë të të vërtetave të mëdha të individit, shoqërisë dhe kombit shqiptar.

Përshëndetje oratorëve që çdo natë me fjalët e tyre këtu në parlamentin e lirisë ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Sot ishte një ditë në të cilën kupola e krimit doli e zhveshur me të gjithë shëmtinë e saj para shqiptarëve. Kjo është e treta apo e katërta herë që ajo që quhet asamble, por që në të vëtetë nuk është gjë tjetër veç se kupolë e mafias më të rrezikshme shtetëtore të kontinentit, u mblodh sot.

Dhe për shqiptarët, problemet, rrogat, pensionet e tyre, shkollat e tyre, shërbimin e tyre shëndetësor, transportin e tyre, ilaçet e tyre, nuk u tha një fjalë e vetme.

Është e disata herë që kupola e krimit mblidhet dhe për të, fjala qytetarë nuk ekziston sepse nuk ekzistojnë qytetarët.

Sot kupola doli me të gjithë shëmtinë e saj para publikut tek dëgjonte kreun e organizatës kriminale në qeveri, i cili nga rreshti i parë tek i fundit, mashtroi, trilloi, gënjeu në çdo fjalë dhe fjali.

Edi Rama sot në fjalën e tij si njeriu që për primitivizëm, apo një defekt të tmerrshëm psiçik nuk mund ti njohë vetes kurrë qoftë dhe përgjegjësinë më të vogël.

Fajësoi opozitën për qëndrimin e saj stoik dhe qëndrimin e saj në mbrojtje të parlamentit dhe parlamentarizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco