SYRI TV/ PD çon në SPAK aferën korruptive të Eko-Park/ ‘Rama, tender 19 mln euro pa garë…’

14:43, 15/03/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK aferën  korruptive me Eko Park. Sipas PD me  e urdhër të Edi Ramës u dhanë 19 mln euro tender pa garë, por asgjë nuk është ndërtuar. Në një konferencë për mediat  deputeti Oerd Bylybashki deklaroi se 12.5 mln euro kanë shkuar në xhepa të edi Ramës.

Përfaqësuesit e PD publikuan edhe skemën përmes së cilës u grabitën paratë. Anëtari I kryesisë Eno Bozdo deklaroi se  praktika u bë me procedurë të përshpejtuar, ka pas anulimit të tenderit të parë për shkak të tërmetit  u  lidh kontrata me kompanitë Voktoria Ivest dhe De mare.  Ndërkohë Pas marrjes së projektit 19 ml euro nis edhe zhdukja e 12.5 mln eurove, me nënshkrimin e kontratës me kompaninë e Denis Ymerit shoferit të Mirel Mertirit,  që mori përsipër punimet me vlere 6.5 mln euro
Nga ana tjetër Ivi Kaso denoncoi sesi bosët e inceneratorëve kishin përfunduar projektin kur ende ai nuk ishte shpallur nga kryeministri. Kjo sipas tij dëshmon lidhjet e Ramës me aferën.

Përfaqësuesi ligjit i PD Franc Nuri, bëri publik emrat e personave të paditur në SPAK, nga Edi Rama tek pronarët e kompanive të përfshira, dhe veprat penale që rëndojnë mbi to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco