SYRI TV/ Prestigjiozja italiane L'Espresso: Giorgia 'Mbreti i Shqipërisë'

14:36, 15/03/2024
A+ Aa A-

Gazeta "L'Espresso" në Itali e ka quajtur kryeministren italiane si “Mbreti Giorgia” i Shqipërisë. Në një editorial për marrëveshjen Rama-Meloni, ndërtimi i kampeve të refugjatëve cilësohet një fushatë elektorale nga palët. Sipas gazetës, fatura e majme e kampeve të panevojshme në Shqipëri, do të rëndojë mbi shëndetësinë dhe arsimin në Itali.

Nga SYRI TV

Media prestigjioze italiane "L'Espresso" ka thumbuar Georgia Melonin, të cilën e ka quajtur “Mbreti Giorgia i Shqipërisë”.  Në faqen kryesore të mediumit italian shkruhet se qendrat e emigrantëve në Shqipëri po shërbejnë për fushatën e zgjedhjeve europiane të Melonit.

Kështu qeveria kërkon të djegë të gjitha etapat pa kursyer çdo kosto.

Marrëveshja do të arrihet sipas L’Espresso në 1 miliardë euro për procedurat speciale, para që do të rëndojnë mbi shëndetësinë, arsimin dhe transportin.

Në editorialin dedikuar marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit, shkruhet se “në muajt e fundit, Kryeministrja ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë” thuhet më tutje.

Por ndërsa në Itali, cilësohet si një marrëveshje me efekte elektorale, pakti Rama-Meloni duket se do të zvarritet për shkak të kërkesës së Gjykatës së Lartë italiane në Gjykatën e Europiane të Drejtësisë, ku kërkon interpretimin nëse ka përplasje mes legjislacionit italian dhe atij të Bashkimit Europian për këtë trajtim të emigrantëve.

Kjo kërkesë pritet që të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes, pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë, refuzoi palën italiane që të shqyrtonte kërkesën me përparësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco