Krimi kërcënoi prokurorin e SPAK/ Tomorri ironizon Dumanin: Çfarë duhet të themi ne gazetarët?!

Krimi kërcënoi prokurorin e SPAK/ Tomorri ironizon Dumanin: Çfarë duhet të themi ne gazetarët?!

12:12, 15/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë, të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata. Në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Altin Dumani gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

Ndërkohë pas kësaj deklarate, ka ironizuar gazetari Klodian Tomorri.

“Drejtuesi i SPAK ka deklaruar sot se familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar.

Kreu i një organi special dhe kaq të fuqishëm sa SPAK mund ta bëjë këtë deklaratë publikisht vetëm në një rast. Kur ai gjykon se qeveria dhe shteti nuk po i ofrojnë mbrojtjen e duhur prokurorëve. A është ky rasti? Zoti Dumani nuk e tha këtë, madje u kujdes të theksonte qe politika nuk ka gisht.

Në këtë rast kjo duket si deklaratë pa kuptim. Aq më tepër pastaj ato tonet vetëmohuese, që ne jemi përgatitur edhe të mos kthehemi me.

SPAK i ka të gjithë instrumentet, mekanizmat dhe fuqinë ligjore për të ngritur në ajër këdo që e çon nëpër mend të kërcënojë prokurorët. Madje në raste të tilla çdo gjë bëhet në diskrecion, pa shpallje apo deklarime publike derisa shmanget plotësisht rreziku.

Ça duhet të thonë gazetarët pastaj, që po kërcënohen në seri me emaile, po shantazhohen me shkrime dhe çdo lloj forme, ndërkohë që as policia, as prokuroria nuk vepron. Gazetaret s’kanë as policë që i ruajnë, as pistoleta, as fuqi për të arrestuar njerëz.

Merrini ngrijini zgupthi kush kërcënon prokuroret. Deklaratat publike nuk shërbejnë për asgjë në këtë rast. Në mos prishin më shumë punë,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco