Lajmi i fundit

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur

'Hip në avion dhe dil prapë për foto'/ Si mashtroi Taulant Balla me 'ekstradimin' nga Dubai

'Hip në avion dhe dil prapë për foto'/ Si mashtroi Taulant Balla me 'ekstradimin' nga Dubai

11:36, 15/03/2024
A+ Aa A-

Artan Hoxha ka treguar se si mashtroi Policia e Shtetit me propagandën se një person është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se nga Dubai nuk është kryer asnjë ekstradim drejt vendit tonë dhe se Bruno Çobo, që u "shit" nga policia si ekstradimi i parë, ka ardhur vetë në Tiranë. 

Madje, Hoxha tregoi se Çobo ka dalë nga avioni, por policia i ka thënë të hyjë sërish dhe më pas e kanë nxjerrë me pranga për ta filmuar dhe për të çuar deri në fund propagandën. 

"Bruno Çobo është nën hetim, është shpallur në kërkim për përfshirjen në skemë mashtrimi me 16 persona të tjerë, për grabitjen e 4.7 milionë euro. Ky ka hipur vetë në avion dhe ka ardhur në Rinas. Kur ka ekstradime, ata që të marrin, kanë ose logo të Interpol ose RENEA, këtu ishte policia kufitare.

Ai vetë kur doli në gjykatë, tha unë zbrita normalisht, këta më thanë futu prapë në avion dhe më nxorën prapë me pranga. Kjo u quajt si ekstradim. E kuptoj mesazhin që do të japë Ministria e Brendshme, që do t'i kapim edhe në vrimë të miut, por ta realizosh në këtë formë….", tha Hoxha. 

Gazetari tregoi edhe praktikën që përdorin Emiratet e Bashkuara, që thuajse nuk kryejnë ekstradime dhe numrin e shqiptarëve që sot gjendjen në burgjet e Dubait, por pritet të lirohen sepse mbahen thjesht për procedurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco