Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni, përmbysni pushtetin e bandave dhe pushtetarëve hajdutë

Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni, përmbysni pushtetin e bandave dhe pushtetarëve hajdutë

19:01, 10/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës dhe bandave të tij.

Berisha tha se pushteti sot nuk është i qytetarëve, por i bandave të lidhura me Qeverinë dhe i pushtetarëve të korruptuar.

“Pushteti në Shkodër është i Bajrave nuk është i qytetatërëve. Pushteti në Lezhë është i Ndokëve, në Elbasan është i Taulant Ballës dhe ballrave të tjera. Pushteti në Vlorë është i bandave, po kështu në Korçë, ndërsa në Tiranë pushteti është i pushtetarëve hajdutë dhe oligarkëve të lidhur me to. Ky pushtet duhet të përmbyset”, tha Berisha.

Kreu i opozitës tha se demokratët do të mbrojnë deri në fund kauzën e tyre të drejtë, do të luftojnë për dinjitetin e tyre dhe të Shqipërisë, në një vend ku vota e lirë është varrosur me kohë, ku drejtësia kontrollohet në çdo qelizë të saj, ku të ardhurat plaçkiten dhe grabiten nga nomenklatura e qeveritarëve dhe oligarkëve të saj, ndaj dhe qytetarët kanë vetëm një rrugë: betejë betejë betejë deri në fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco