Berisha: Rama i ka bërë gjëmën Shkodrës dhe Veriut. Armik i qenies shqiptare

18:54, 10/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se i ka bërë gjëmën Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë.

Berisha tha se ai vendosi taksën mbi rrugën e kombit, por a gjeni kund 1 km rrugë nga Miloti në Rrëshen të jetë zgjeruar?

“Çdo ditë del e jep një lajm që po përfundon ura e Kukësit, e cila ka filluar 6 vite më parë.

Shkodrës dhe Veriut, Edi Rama i bëri gjëmën.

Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, ndërkohë që potencialet e Shkodrës nuk i ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri, Europë dhe më gjerë.

Nëse ka një qytet me mrekulli historike dhe natyrore është qyteti i Shkodrës, por këtë qytet e bastisën bajrat e Edi Ramës, Bajrat, Gjokët etj”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se edhe projektet që po financon në jug të vendit i bën për interesat e tij dhe miqve të tij.

Berisha tha se Edi Rama është një armik i qenies shqiptare, një anti-shqiptar më i egër që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, që ka si qëllim të zhbëjë kombin dhe vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco