Protesta qytetare në ditën e 69/ Balliu: Përballë kemi Ramën me kriminelët që janë rrezik për kombin

18:32, 10/03/2024
A+ Aa A-

Në ditën e 69  të qëndresës qytetare, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pa prova dhe fakte, me një vendim Gjykate të diktuar nga Edi Rama, shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha se çdo opozitar është sulmuar nga ata që vetëshpallen nga analistët e paguar të Qeverisë.

“Këta analistë të vetëshpallur thonë se atje shkojnë ata që janë kundër SHBA, po tani që fjalë për fjalë këshilli i Ambadorëve të SHBA thotë fjalë për fjalë ato që kemi thënë ne? Ata që na akuzojnë ne kanë urrejtje për votën e lirë, kanë urrejtje për amerikanizmin, kanë urrejtje për çdo qëndrestar”, tha Balliu.

Ai shtoi se në vend që të kërkohet largimi i Qeverisë që kapet në vjedhje, këta pseudo-analistë kërkojnë largimin e opozitës.

“Ministri i Brendshëm përfaqëson jo vetëm krimin në shtet, por edhe jashtë shtetit. Taulant Balla kalon nga tavolina e kriminelëve te ajo e policisë dhe u thotë mos arrestoni kriminelët, por sulmoni opozitën”, tha Balliu.

Sipas tij, përballë nesh nuk kemi thjesht një Parti, por kemi kriminelët që janë rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por janë rrezik për kombin shqiptar.

“Kanë 3 vite që mundohen të fabrikojnë akuza për liderin e opozitës, dhe sërisht nuk kanë mundur të ngrenë qoftë edhe një akuzë. Këta nuk i ngrenë akuza Olsi Ramës, Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, burrit të Olta Xhaçkës. A është në burg sot Erion Veliaj? Jo, ndaj dhe ne paguajmë 80 mijë dollarë në ditë për inceneratorët, ndërsa Edi Rama vijon të shëtisë me kriminelët”, tha Balliu.

Sipas tij, Berisha kur të dalë nga kjo godinë, do të shkojë në atë godinën atje (Kryeministrinë), sepse atje i takon.

“Taulanti i krimit mendon se duke na arrestuar, apo duke arrestuar disa studentë, do na pengojnë, por ta harrojnë, pasi do të përgjigjen një më një për të gjitha krimet”, tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco