'Demokratët e kanë derën e hapur', deklarata e Edi Ramës nga Shkodra, Bardhi: Mbyll derën e PS, po të ikin socialistët

'Demokratët e kanë derën e hapur', deklarata e Edi Ramës nga Shkodra, Bardhi: Mbyll derën e PS, po të ikin socialistët

17:54, 10/03/2024
A+ Aa A-

Edi Rama nga Shkodra deklaroi se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Në rrjetin social X Bardhi shkruan se “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”. 

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. 

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco