SYRI TV/ Rajmonda Balilaj nën hetim nga SPAK, Syri Tv në rrugët që tenderoi ish-kryebashkiakja

17:41, 10/03/2024
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili, favorizoi shoqërinë “Genti 001”, duke i dhënë dhjetëra tendera publikë gjatë viteve 2019-2022.

Një ditë pasi SPAK njoftoi se Balili dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë Patos janë vënë nën hetim për barazinë e tenderave, Syri TV shkoi në një nga rrugët ku dyshohet se ka abuzuar me tenderin.

Në terren konstatohet se punimet për rehabilitimin e rrugës nuk përfunduan kurrë, ndonëse për një segement prej 30 metrash Rajmonda Balili tenderoi rreth 80 mijë euro.

SYRI TV

Një ditë pasi SPAK pezulloi nga detyra Prefekten e Fierit, Rajmonda Balili, e cila ka mbajtur për tre mandate detyrën e kryebashkiakes së Patosit, grupi i Xhirimit shkoi në njërën prej rrugëve, për të cilat dyshohet se Balili abuzoi me tenderat.

Kjo është rruga Dukas-Breg, e cila dhjetë vite më parë, sipas banorëve, ka pasur një rrëshkitje në një segement prej 30 metrash. Për këtë arsye, në vitin 2021, Rajmonda Balili shpalli një procedurë prokurimi prej rreth 80 mijë euro me TVSH, ku fitues i tenderit u shpall shoqëria “Genti 001”.

Siç shihet nga pamjet, në segmentin e rrugës së dëmtuar punimet nuk kanë përfunduar ende, ndonëse afati i tyre ishte vetëm një muaj. Për këtë rrëshkitje të dheut, është bërë vetëm një mur me gurë, ndërsa sipas një banori të zonës, Bedri Mahmutaj, me profesion ndërtues kostot për riparimin e kësaj rruge kanë qenë të fryra.

Gazetari i Syri Televizion, Xhemil Beharaj, bëri një matje të përafërt të rrugës, duke treguar gjatësinë e segmentit, për të cilin Rajmonda Balili tenderoi rreth 80 mijë euro.

Por ndonëse ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro për këtë rrugë, duket se firma “Genti 001”, që ka kryer punimet, nuk i ka përfunduar ato sipas parashikimeve të dokumenteve të tenderit. Në dokumentet e siguruara nga syri tv, shihet qartë, se pas mbushjes me inerte dhe riparimit të pjesës së rrëshkitur, “Genti 001” duhet të kryente edhe asfaltimin ekëtij segmenti që nuk është më shumë se 30 metra linear.

Por, siç shihet nga pamjet, asfaltimi i rrugës nuk është kryer.

ZYRTARËT E PEZULLUAR NGA DETYRA

1. Rajmonda Balilaj prefekte qarkut Fier, ish kryebashkiake në Patos

2. Shkëlqim Beqiri, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

3. Anisa Petani Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave,

4. Eneriada Rizai me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

5. Bora Murati, me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës

6. Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

7. Vangjel Nushi, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike

Rajmonda Balilaj dhe gjashtë ish vartës të saj në Bashkinë e PAtosit, janë marrë nën hetim nga SPAK, pasi dyshohet se kanë favorizuar shoqërinë “Genti 001”, duke i dhënë dhjetëra tendera publikë. Kjo shoqëri është krijuar në vitin 2019, dhe deri në vitin 2022, vetëm nga bashkia Patos ka marrë 32 tendera sipas SPAK.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco