Ta themi copë, në Shqipëri nuk ka pushtet lokal!

Ta themi copë, në Shqipëri nuk ka pushtet lokal!

09:51, 03/03/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Realisht pushtet lokal nuk ka, megjithse në zyra vegjetojnë dhjetra mijra patronazhistë.

Pushteti Lokal si pushteti më jetik për qytetarin ai që garanton përditshmërinë e jetës së qytetarëve dhe problemeve të tyre është në agoni dhe jep shpirt.

Kompetenca të rrëmbyera masivisht nga qeveria dhe korrupsioni e kapja peng nga rilindja për hallet e saj elektorale e ka shndërruar pushtetin lokal në një gërmadhe të vertetë.

Reforma e 2015 e cila gjoja do të zhdërvjelltësonte pushtetin lokal dhe do ta bënte gjoja me efektiv, me administrim më të mirë te territorit dhe burimeve funanciare dhe njerëzore rezultoi të ishte vetëm një manover e ndyrë politike e Ramës për ta asgjësuar pushtetin lokal.

Sot territori administrohet në mënyrë mizerabel dhe fshati dhe banorët e tij janë sot të harruar dhe të gjithë po kujtojnë me nostalgji komunat qe ishin njëqind herë më pranë qytetarëve se sa bashkitë e sotme.

Shtimi pa fund i parazitëve nëpër zyra apo gjoja ndërmarrjet e Bashkive vetëm sa rrëmben fonde pa dhënë asnjë shërbim te ri por edhe duke mbyllur edhe ato pak shërbime që ishin për njerëzit e thjeshtë.

Analiza e detajuar dhe bazuar me fakte dhe shifra konkrete e Partisë së Lirisë nxori në pah se nuk kemi realisht pushtet lokal.

Kjo pasqyrë asgjësuese e Partisë së Lirisë tregoi se si u varros e ashtuquajtura reformë e 2015 dhe se sot pushteti lokal nuk ka asnjë gram decentralizim por supercentralizim ku edhe administrimi i ujit të pijshëm u rrembye nga qeveria.

Në çdo vend të Europës decentralizimi vetëm thellohet dhe pushteti lokal vetëm fuqizohet pa u ndalur, vetëm në Shqipëri nën qeverisjen e falimentuar të Ramës dhe të hajdutëve të rulindjes ndodh e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco