Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Karnavalet që u tallën me Shkodrën/ Ikona e Karnavaleve Gjovalin Stefa: Organizimi nga shteti rrezikon të tjetërsojë thelbin e tyre

23:16, 02/03/2024
A+ Aa A-

Emisioni “Odeon” në Syri Tv u ndal këtë javë në Shkodër.

Gazetarja Egla Xhemali udhëtoi drejt qytetit verior për të realizuar emisionin ‘special’ për karnavalet, festë shekullorë në Shkodër.

Historia e Karnavaleve në Shkodër, tradita dhe Karnavalet e shumëdebatuara të këtij viti ishin tema kryesorë e puntatës së “Odeon”.

Për këtë, gazetarja Xhelami bisedoi me ikonën e organizimit të Karanavaleve ndër vite, artistin Gjovalin Stefa.

Egla Xhemali: Cila është historia e Karnavaleve të Shkodrës edhe si festohen ato?

Gjovalin Stefa: Jemi në vitin 1860, kur për herë të parë regjistrohet dalja demonstrative në publik të dy vëllezërve, Kolë dhe Ndrek Mala, të veshur karnavalisht. Ka mbetur kjo datë, si datë nisme, por në të vërtetë Karnavalet në Shkodër kanë ardhur si origjinë e ndërhyrjes së kulturës veneciane dhe kulturës përnëdimorë kryesisht. Duhet të pranojmë që Shkodra në këtë periudhë historike ka qenë qyteti kryesor i shtetit tonë.

Shkodra në këtë kohë ka patur shumë konsullatë si ajo austriake, francez, italiane, ruse, angleze etj.

Karnavalet kanë nisur në Vendik. Kuptimi i Karnavales është lënia e një dite popullit për të shfryrë dufin, për të qenë dikush tjetër…kjo është caktuar nga kisha, e cila ishte gati shtet në atë kohë.

Çdo popull e ka transformuar këtë festë sipas traditës së tyre…

Gjatë intervistës ikona e organizimit të Karnavaleve në Shkodër shprehu keqardhjen për organizimin e Karnavale të vitit 2024 nga Bashkia Shkodër. Ai tha se këtë vit përveçse është zhvendosur data e tyre në mënyrë të pakuptimtë, ato kanë humbur edhe thelbin e tyrë.

Gjovalin Stefa zbuloi edhe një detaj shumë interesant për emrin se si thirreshin Karnavalet në qytetin e Shkodrës.

“Fillimisht këto prezantime nuk u kanë pas quajtur Karanavale, por Surretër. Në Shkodër kështu u kanë pas quajtur. Më vonë u ndërkombëtarizuan dhe filluan të thirren me emrin që kanë edhe sot”,- shprehet Stefa.

Stefa si organizator i Karanvaleve dhe bjeteve (teksteve) të tyre foli edhe për organizimin e këtij viti.

Egla Xhemali: Ju thatë pak më herët që figurativisht edhe nga ana e formës Karnavalet u organizuan në një mënryrë shumë të mirë. E megjithatë, po përmbajtja e tyre si qe? Ka pasur hera-herës diskutime për elementët kryesore të Karnavaleve që janë edhe thelbi i tyre.

Gjovalin Stefa: Tani mua me ke kap pak pisk se këtu kemi pas edhe një fije fërkime me stafin. Arsyeja? Kemi dalë jashtë asaj ç’ka është tipikisht karnavali shkodran. Karnavali shkodran shfryn dufin duke mos i bërë frenato, duke mos i vënë kufinj, po i vure kufinj, po i vure caqe…nuk është më bejta ashtu siç duhet të jetë. E zhvesh nga ajo që qëllimisht ka. Dhe ky fenomen ka ndodhur dhe ka dëmtuar karnavalin e qyteti. Është ndërhyrë dhe frika është se ka për të ndodhur edhe në të ardhmen. Sepse organizimin e Karnavaleve do ta marrë pushteti. Po e mori pushteti ka disa gjëra positive sepse e ka forcë organizimi më të mirë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco