Braimllari: Bashkia e Tiranës nuk e ka fokusin tek familjet në nevojë, por si të shtojë administratën

Braimllari: Bashkia e Tiranës nuk e ka fokusin tek familjet në nevojë, por si të shtojë administratën

20:17, 02/03/2024
A+ Aa A-

Nga Endrit Braimllari

Bashkia e Tiranës nuk ka në fokus familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, të rinjtë dhe gratë.

Politikat e Bashkisë Tiranë, janë fokusuar tek shpenzimet për administratën, menaxhimin e mbetjeve, prokurimet, ndërkohë shpenzimet për kujdesin social zënë një përqindje të ulët në një buxhet prej 330 milion euro.

Shpenzimet për kujdesin social zënë 1.17% të buxhetit, ose 0.39 miliard lekë dhe specifikisht:

për persona me aftësi te kufizuar zënë 0.14% të buxhetit, ose 47 milion lekë

për shportën e bebes 0.1% të buxhetit, ose 35 milion lekë

për mbrojtjen sociale të familjeve 0.03% të buxhetit, ose 10 milion lekë

për sipërmarrjen për shkollën 0.04% të buxhetit, ose 12 milion lekë

për fuqizimin e grave 0.04% të buxhetit, ose 12.5 milion lekë

 për të rinjtë 0.04% të buxhetit, ose 11.8 milion lekë

për qendrat komunitare 0.71% të buxhetit, ose 23.8 milion lekë

Amendamentet e refuzuara të Partisë së Lirisë nga Bashkia Tiranë, adresonin dhe i jepnin zgjidhje pikërisht kujdesit social në Tiranë.

Më shumë para në xhepat e qytetarëve sesa në portofolin e bashkisë, të cilat abuzohen dhe keqpërdoren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco