Ndoj: Ky vend kishte pasur shumë tradhtar, kujdes se pseudo-demokratët janë shtuar me shumicë

19:05, 02/03/2024
A+ Aa A-

Në protestën e mbajtur në Rrugën e Shpresës kundër arrestimit politik të kret të opozitës, Sali Berisha ishte një ish e persekutuar nga regjimi komunist nga zona e Mirditës, Viktore Ndoj.

Ndoj është shprehur se në vitin 1992-1996 nuk la vend në botë pa u kërkuar ndihmë pasi as lecka nuk kishim të vishnin në ato vite.

‘Nuk lidhet Bajram Begu, nxorri alltinë dhe i ra veti’- Dy fjalë i fola në Rrëshen dhe mori dhenë fjala ime, faleminderit shumë prej atyre që më mbështeten dhe prej atyre që më shajnë, se i shari të shan. Kam qenë çdo natë me ju, vetëm dy javë që isha në Itali dhe nuk pashë televizor, ju kam ndjekur nga Greqia dhe nga Franca, përshëndetjet e tyre i keni sonte.

Dua të ju them një gjë, nëse ju nuk ju ka bë keq komunizmi sa 5% të mijat mos ejani me gënjyer këtu, pasi pseudo-demokratët janë shtuar me shumicë.

Në vitin 1992-1996 nuk la vend në botë pa u kërkuar ndihmë pasi as lecka nuk kishim të vishnin në ato vite. Dua ti them atyre që thonë që Berisha shkatërroi uzinat kur e keni parë Berishën me leva, përveç se ju i keni thyer vetë të gjitha uzinat.

Kur u vra Azem Hajdari thash me vete si ka mundësi që janë aq shumë tradhtar ky vend dhe nuk po mbarojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco