Tubimi tek Rruga e Shpresës/ Qytetarja: Qëndresa jonë duhet të vazhdojë, derisa Edi Rama të largohet nga këtu

Tubimi tek Rruga e Shpresës/ Qytetarja: Qëndresa jonë duhet të vazhdojë, derisa Edi Rama të largohet nga këtu

18:46, 01/03/2024
A+ Aa A-

Mesazhi i një qytetareje nga Tirana, drejtuar qytetarëve të mbledhur në tubimin e përnatshëm te Rruga e Shpresës, kundër vendimit të arrestit të shtëpisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Këtu jemi tek Rrugica e Shpresës, e qëndresës e cila ka bërë histori dhe shumë përshtypje në shumë botën. Këtu është ndezur vullkani i shpresës, i zemërimit qytetar, i lirisë dhe demokracisë që ka kapur gjithë zemrat e qytetarëvee dhe duhet të bëhet i pandalshëm.

Protesta e shkurtit ishte madhështore e ajo duhet të bëhet e pandalshme, duhet të vazhdojë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke mos u ndalur, duke u kthyer në mosbindje civile si këtu ku kemi si në të gjithë Shqipërinë.

Unë jam një demokrate qëndrestare që kam vazhduar protestën e lëvizjet e mia që në vitin 1990 dhe ishim brezi ynë ai që fitoi demokracinë duke shkuar pas studentëve me ne krye Berishën.

Nuk i ndalëm protestat e kurrë nuk do t’i ndalim derisa të jetë gjallë kjo klasë komuniste, persekutorë të etërve tonë dhe të të gjithë shqiptarëve.

Kurrë nuk ma merrte mendje që do e shihja prej dy muajsh të burgosur një lider që ka bërë histori, një lider të pafajshëm, i cili ka dhënë shembullin më të mirë e dinjitoz në të gjithë Shqipërinë e Europën.

Qëndresa jonë nuk duhet të ndalojë, unë jam për protesta në tribuna e fjalime sepse ne jemi për revoltë dhe ai, Edi Rama, së bashku me qeverinë e tij duhen hequr pasi popullit i ka ardhur në majë të hundës dhe nuk ka më durim.

Klea Sula/ Syi.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco