Kasa: Me 20 shkurt u bë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë që pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1990

18:40, 01/03/2024
A+ Aa A-

Në protestën që po organizohet nga qytetarët dhe anëtarët e PD kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha ishte kreu i PD dega Rrogozhinë, Ilir Kasa.

Kasa është shprehur se me 20 shkurt ne realizuam protestën më të madhe që është organizuar ndonjëherë që pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1990.

"Unë jam Ilir Kasa kreu i PD Dega Rrogozhinë vij nga një qytet i vogël po me zemër të madhe. Me 20 shkurt ne rrëzuam protestën më të madhe që është organizuar ndonjëherë që pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1990.

Dua të falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët ishin pjesë e degës Rrogozhinë dhe u investuan fuqishëm për të masivizuar protestën. Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira de të ndershme pasi ai shantazhin votuesit përpara se të paraqiten në qendrën e votimit.

 Qytetarët pa dallim bindjesh politike po ju drejtohem me disa pyetje, A duhet që të jenë këto pensione? A duhet të jenë këto rroga për administratën? A duhen të jenë këto çmimesh për naftën për bujqësinë dhe blektorinë?

Këto çmime kanë falimentuar bizneset në Shqipëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco