Skuadra e Shkumbinit që Peza dhe Rama deklaronin se do ta binjakëzonin me Lazion, del në ankand për 4-milion lekë

Skuadra e Shkumbinit që Peza dhe Rama deklaronin se do ta binjakëzonin me Lazion, del në ankand për 4-milion lekë

17:30, 01/03/2024
A+ Aa A-

Një nga skuadrat që bëri histori në superligën shqiptare të futbollit, Shkumbini i Peqinit, po “noton” në ujëra aspak të mira, teksa së fundmi është në kategorinë e dytë (të tretën). Dikur, skuadrat që luanin në Peqin e kishin të vështirë të fitonin, kjo e ndikuar nga një president karizmatik, tifozët apo edhe vetë kushtet e fushës. Më vonë, kur Shkumbini po luftonte për mbijetesë në Superligë, deputetë dhe kandidatë për deputetë si Alfred Peza dhe eksponentë të mazhorancës deklaruan se do ta “binjakëzonin” me skuadra të Serisë A në Itali.

Madje, me ekipe cilësore. Një ndër to ishte skuadra e Lacios, e cila në atë kohë luftonte për të fituar kampionatin. Por, jo vetëm kaq! U premtua se Shkumbini do të kishte edhe një televizion të vetin. Si Milan Channel apo Inter Channel, ku progrmacioni do të ishte vetëm për ekipin e parë, stërvitjet apo gjithçka tjetër. Madje, u premtua edhe ndërtimi i një stadiumi bashkëkohor. Koha kaloi dhe gjithçka u harrua.

Skuadra, jo vetëm që s’pati “binjakëzim” me Lacion, një TV si Milani apo Interi, por ra nga Kategoria Superiore. Më pas u rrëzua edhe nga Kategoria e Parë, për të përfunduar në Kategorinë e Dytë. Ndërkohë, disa kilometra më në perëndim të Peqinit, skuadra e Egnatias së Rrogozhinës po kryeson Superligën dhe është kandidati kryesor për ta fituar kampionatin. Po me Shkumbinin çfarë ka ndodhur?!

Disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, ka nxjerrë njoftimin për nxjerrjen në ankand të aksioneve të skuadrës së futbollit të Shkumbinit. Data e zhvillimit të ankandit është 18 marsi i vitit 2024. Letrat u bë me një procedurë standarde të hapur.

ImageImage

“Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.

“Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqeri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10” thuhet në këtë dokument.

Sipas të të njëjtit dokument, vlera fillestare me të cilën fillon ankandi publik është 4.000.000 lekë. “Vendi i zhvillimit të ankandit është në godinën e Bashkisë Peqin, kati i dytë, zyra e zv/kryetarit të Bashkisë Peqin. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është në datë 18 mars 2024 ora 11:00” thuhet në këtë dokument.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco