Funerali i Navalnyt në Rusi, Shehu: Mos pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar, Rama në sinkron me autokratët lindorë

Funerali i Navalnyt në Rusi, Shehu: Mos pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar, Rama në sinkron me autokratët lindorë

17:22, 01/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas ceremonisë mortore të Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në një burg rus.

Shehu u shpreh se mos pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar në Rusi në funeralin e Navalnyt është mesazhi i “klubit të autokratëve”.

Sipas tij Rama kështu është në sinkron me autokratët e tjerë lindorë qënuk guxojnë t’i afrohen njerëzve të lirë, qoftë edhe të vdekur këta të fundit.

Reagimi i plotë:

Mesazhi i mos pjesemarjes se Ambasadorit tone ne funeralin e Navalny?!

Ky eshte mesazhi i “Klubit te autokrateve”!

Rama keshtu eshte ne sinkron me qendrimet e autokrateve te tjere lindore, qe nuk guxojne as t’i afrohen njerezve te lire, qofte edhe te vdekur keta.

Por ndesh me mesazhin e qarte, qe dhane ShBA e vendet kryesore te BE, duke mare pjese me ambasadoret e tyre ne ate funeral.

Kjo sepse Rama me autokratet ben pjese ne:

“Klubin e autokrateve”, ne ate “klub” ku vlerat e lirise e demokracise…

Heronjte e martiret e ketyre, i tmerrojne shkelesit e neperkembesit e demokracise.

Ku urdherojne dhe e urdherojne anti demokratet e medhenj.

Dhe si i tille ai nuk mund te lejonte as ambasadorin tone te ishte pjese e asaj ceremonie simbol,

Sakrifikimi ne emer te lirise, vlerave universale!;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco