SYRI TV/ Partia e Lirisë, tryezë për Reformën Territoriale, Meta: Objektivi i reformës dështoi

14:35, 01/03/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë organizoi këtë të premte një tryezë për Reformën Territoriale, nga ku kreu i kësaj force politike Ilir Meta ngriti disa nga problematikat që po përballet pushteti vendor, teksa hodhi  akuza se objektivi i reformës ka dështuar. Sipas Metës, punësimet e personelit  të bashkive dhe  shpenzimet ndaj tyre janë rritur, teksa fondet  dhe taksat lokale janë keqmenaxhuar. Ai bëri publike edhe 7 propozimet e PL për përmirësimin e kësaj situate, që nga ndryshimi i ligjit për referendumet lokale e deri tek  përmirësimi i politikave fiskale.

Nga SYRI TV

Në tryezën për Reformën Administrative Territoriale të organizuar nga  PL me ekspertë të fushës, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, renditi disa nga arsyet që faktojnë sipas tij dështimin për realizimin e objektivave të kësaj reforme.

Sipas Metës, gjatë 10 viteve është rritur numri i punësimeve të personelit në bashki dhe shpenzimet ndaj tyre, ndërsa janë ulur shpenzimet për investime publike. Meta po ashtu ngriti shqetësim për kompensimin e  dobët financiar si rezultat i politikave fiskale dhe vendimmarrjeve arbitrare te marra nga qeveria qendrore.

Përballë kësaj panorame, Meta bëri publike edhe 7 propozime të PL,  duke vënë fokusin tek ndryshimi i ligjit për referendumet lokale, përmirësimin e politikave fiskale si dhe zgjerimin e kompetencave të  Këshillave të Qarqeve. 

Sipas Metës, motoja e qeverisjes vendore duhet të jetë në përputhje me kartën europiane të vetëqeverisjes vendore të Këshillit të Europës  se janë qytetarët ata që vendosin për administrimin e bashkive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco