Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Ambasadori holandez, thirrje për politikën: Riktheni normalitetin në Kuvend!

14:24, 01/03/2024
A+ Aa A-

Ambasadori  i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos  i bëri thirrje  politikës nga Korça që të rikthejnë funksionimin normal të parlamentit.  Në një prononcim për gazetarët, diplomati holandez deklaroi se të gjitha palët duhet të kontribuojnë në dialog, duke theksuar  se Kuvendi është zemra e demokracisë. Ndërkohë Reforma Zgjedhore  sipas ambasadorit është e bllokuar, duke mos i njohur si zhvillim të procesit, punimet online të këtij komisioni nga Gjiknuri-Alibeaj.

Nga SYRI TV

Nga Korça, ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos u bëri thirrje partive politike të rikthejnë funksionimin normal të Kuvendit, duke theksuar se parlamenti është tribuni i demokracisë.   

Ky apel vjen pas situatës së tensionuar prej muajsh në  Kuvend, ku opozita ka nisur një aksion me mosbindje civile dhe kërkon respektimin e të drejtave kushtetuese, ndërsa mazhoranca shpërfill kërkesat e saj duke mratuar ligje në seanca që zgjasin vetëm pak minuta.

I pyetur nga  gazetarët  mbi kërkesën e deputetëve të opozitës drejtuar ambasadave për shkeljen e të drejtave të tyre që lidhen konkretisht me ngritjen e komisioneve hetimore dhe zgjedhjen e bashkëkryetarit të komisionit të Refomës Zgjedhore, diplomati hollandez deklaroi se është në bisedime më të gjithë aktorët politikë.

Ndërkohë, sa i takon komisionit të Reformës Zgjedhore, pavarësisht se Damian Gjinuri dhe Enkelejd Alibeaj po i zhvillojnë punimet online, ambasadat e huaja nuk e shohin këtë si zhvillim të reformës, duke e cilësuar të bllokuar. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori holandez gjatë prononcimit të tij.

I pyetur për çeljen e negociatave me BE, ambasadori i Holandës deklaroi se procesi është në vijim  dhe së shpejti pritet edhe një vendimmarrje e Unionit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco