SPAK vendos zyrtarisht nën akuzë Granit Gjanën, ish-zëvendësin e Gjicit

SPAK vendos zyrtarisht nën akuzë Granit Gjanën, ish-zëvendësin e Gjicit

13:02, 01/03/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka vënë zyrtarisht nën akuzë ish-nën kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana për veprën shkelje të barazisë në tendera.

Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste. Një nga tenderat ka të bëjë me një kallëzim të depozituar më 22 maj të vitit të kaluar nga shtetasi Florian Cengu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia e Kukësit nuk i dha dokumentet për të hapur garën.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “UFO Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburantit.

Pritet që në vijim, dosja në ngarkim të tij të shkojë në gjykatë në seancë paraprake për t’i hapur ose jo rrugë gjykimit.

Në këtë fazë do të jetë trupa, e cila do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim, do ta pushojë apo do t’ia rikthejë prokurorisë për hetime të thelluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco